‘Politika teatër luftërash”, Softa: Dëshmia e Çapjas të hetohet me seriozitet
Eksperti i sigurisë Fation Softa është shprehur se dëshmia e Ardian Çapjas i cili ka thënë se e ka telefonuar politikani Taulant, kërkon hetim dhe seriozitet.
I ftuar në emisionin Euronews Albania, ai theksoi se politika është një teatër luftërash dhe përpjekjesh për pushtet ndërsa shtoi se opozita duhet të evidentojë problemet e vendit.
“Dëshmia e Çapjas kërkon një hetim dhe një seriozitet. Nëse gjërat i kapërcejmë sa herë që përdoret një emër atëherë humb besimi te institucionet dhe te drejtësia. Politika është një teatër luftërash dhe përpjekjesh për pushtet. Roli i opozitës është shumë i rëndësishëm dhe e ka për detyrë të evidentojë problem të ndryshme që nuk funksionojnë. Kjo kthehet pastaj në atë që quhet luftë politike. Drejtësia duhet ta çojë deri në fund këtë çështje”-theksoi ai.
LEXON GJITHASHTU:
- Eksperti i sigurisë: Elbasani është vatra e nxehtë e krimit
- “Politikani Taulant më telefoi”, Ferhati: Dëshmia e Çapjas mesazh për politikën
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë