Politikanët dhe ish-zyrtarët e paraqitur ditët e fundit në SPAK

27 Korrik 2022 | 17:46

Ditët e fundit, politikanë dhe ish-zyrtarë janë paraqitur në zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

  • Xhelal Mziu paraqitet në SPAK për kallëzimin e Rakip Sulit

Pranë organit të akuzës, ishte deputeti demokrat Xhelal Mziu i cili u paraqit këtë të mërkurë.

Ai është thirrur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit. Kryebashkiaku aktual kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre, pasi sipas tij dyshohet të ketë favorizuar subjekte private.

Lexoni për më shumë: Xhelal Mziu paraqitet në SPAK për kallëzimin e Rakip Sulit

Xhelal Mziu në SPAK
  • Taulant Balla paraqitet në SPAK për çështjen “Partizani”

Dy ditë më parë, në SPAK u paraqit kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ai u thirr për të dëshmuar çfarë informacionesh disponon për çështjen “Partizani”. Ky kallëzim është bërë nga vetë Balla për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh.

Lexoni për më shumë: Taulant Balla paraqitet në SPAK për çështjen “Partizani”

Taulant Balla në SPAK
  • “Rrini të qetë”, Blendi Gonxhe në SPAK: Isha për një verifikim

Po më 25 korrik, edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ishte në zyrat e Strukturës së Posaçme.

Ai është shprehur pas dëshmisë në SPAK se u pyet për një verifikim që nuk ka lidhje me insititucionin që drejton. Gonxhe nuk preferoi të jepte detaje nga çështja, por nënvizoi se është sekret shtetëror.

Lexoni për më shumë: “Rrini të qetë”, Blendi Gonxhe në SPAK: Isha për një verifikim

Blendi Gonxhe në SPAK
  • ‘Pyesni në SPAK’, Dritan Leli pas marrjes në pyetje nga organi i akuzës

Më 22 korrik dëshmoi në SPAK kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Ai u largua nga zyrat e Strukturës së Posaçme, pas më shumë se një orë në pyetje në organin e akuzës. Leli nuk u prononcua në media në lidhje me çështjen që ishte thirrur.

Lexoni për më shumë: ‘Pyesni në SPAK’, Dritan Leli pas marrjes në pyetje nga organi i akuzës

Dritan Leli në SPAK
  • ‘Nuk i druhem përgjegjësisë’, Beqaj flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Më 18 korrik, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj qëndroi për më shumë se 9 orë në zyrat e SPAK-ut, ku u mor në pyetje.

Beqaj u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit i cili ka dijeni për këtë çështje, teksa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë.

Lexoni për më shumë: ‘Nuk i druhem përgjegjësisë’, Beqaj flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Ilir Beqaj në SPAK
  • VIDEO | Ish-kryebashkiaku i Dibrës paraqitet në SPAK

Më 28 qershor, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama u paraqit në SPAK.

Nuk dihen ende arsyet pse ish-kryebashkiaku ndodhet në zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lexoni për më shumë: VIDEO | Ish-kryebashkiaku i Dibrës paraqitet në SPAK

Muharrem Rama në SPAK
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026