Politikani serb: Vuçiç po përgatitet për konflikt të armatosur në Kosovë

2 Dhjetor 2023 | 09:00

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatitet për një konflikt të armatosur në Kosovë.

Sipas tij, Vuçiç nuk ka më hapësirë për manipulime dhe e vetmja zgjidhje që i ngelet është një konflikt i armatosur.

Sanduloviç shfrytëzoi hapësirën mediatike në Euronews, pasi siç ai tha në Serbi është politikani më i ndaluar, për të bërë një thirrje dhe një paralajmërim mbi qëllimet e Vuçiç.

“Mendoj se ngjarjet dhe vetë procesi negociator që po zhvillohen dëshmojnë se ato që kam thënë janë absolutisht të vërteta, sepse unë përdor një fjalor të së vërtetës dhe realitetit, sado që të jetë e dhimbshme kjo në marrëdhëniet ndërmjet Evropës dhe Serbisë. Kalkulimet që tani kemi në skenë është shkak i pasojave në të ardhmen. Unë gjithmonë me kohë theksoj ato që mund të implementohen përmes hapave të ardhshëm të këtij pushteti. Ajo që është shumë e rëndësishme, dhe fatkeqësisht u tregua e vërtetë, është se Vuçiçi edhe më tej ka kontroll absolut mbi serbët në Kosovë. Serbët janë tani në një etapë të përgatitjeve, përsëri e theksoj, nuk do të doja që të dalë e vërtetë dhe nuk do të doja që kontaktet e mia që i kanë ndarë këto informata me mua ta kenë të drejtë, por ai po përgatitet që përsëri të shkaktoj një tjetër kaos.

Prandaj, unë shfrytëzoj rastin për të tërhequr vëmendjen, sepse në Serbi më është ndalur çdo lloj hapësire mediale. Unë jam politikani më i ndaluar në Serbi në histori, por duke qenë se Euronews ka kaq shumë ndjekës dhe struktura politike që e shikojnë, dhe shpresoj edhe këtë intervistën time, që ata të reagojnë me kohë dhe mos lejojnë që pasojat të jenë shumë më të mëdha sesa ata mund t’i kuptojnë. Aleksandër Vuçiç nuk ka më hapësirë për manipulime dhe i mbetet vetëm konflikti si zgjidhje,” – u shpreh Sanduloviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026