Politikania shqiptare Likmeta: Forza Italia ka marrë fund me vdekjen e Berlusconit
Që prej ditës së djeshme, lajm në të gjitha mediat ka qenë ndarja nga jeta e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, në moshën 86 vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano pas disa problemeve shëndetësore.
Politikania Anita Likmeta është shprehur se pas vdekjes së Berlusconit ka marrë fund edhe partia e tij “Forza Italia”.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se nuk ekziston një lider politik si Berlusconi, ndërsa shtoi se partia “Forza Italia” do të shpërbëhet.
“Me vdekjen e Berlusconit “Forca Italia” ka marrë fund, sepse ‘Forza italia’ ishte Berlusconi, të gjithë votuesit votonin për atë. Për mua nuk ekziston një trashëgimtar politik i Berlusconit. “Forca Italia” do të shpërbëhet. Nuk ka lider politik që të zëvendësojë Berlusconin”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies
- 11:06 Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
- 10:56 Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë