Portieri Rico në koma prej një jave, lojtarët e PSG refuzojnë festën
Të shtunën në Parc De Prince, skuadra e PSG-së mbyll sezonin në kampionatin francez, ndërsa është shpallur kampione për herë të 11. Në një situata normale, pas përballjes me Clermont do të zhvillohej festa e madhe, ku në fushë do të zbriste dhe tifozeria, por duket se këtë vit kjo gjë nuk do të ndodhë. Drejtuesit e klubit kanë vendosur ta anulojnë atë, për faktin se askush në klub nuk ka dëshirë të festojë.
Portieri rezervë Serigo Rico prej ditësh ndodhet në koma, pasi ra nga kali. Sipas mjekëve gjendja paraqitet kritike, ndërsa 29-vjeçari nuk ka shfaqur përmirësim të gjendjes shëndetësore. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Sevilla, aty ku spanjolli po kalonte një ditë pushimi, ndërsa pas incidentit u transferua me urgjencë në spital.
Kjo situata e shkaktuar ka ndikuar tek të gjithë lojtarët, të cilët refuzojnë të festojnë, ndërsa do t’i qëndrojnë pranë shokut të skuadrës. Paris Saint–Germain ka lëshuar një deklaratë të re në të cilën thekson se të gjitha festimet me rastin e fitimit të titullit kampion do të anulohen.
“Nuk do të ketë festë. Kjo është një javë e vështirë për të gjithë dhe të gjithë jemi të tronditur. I dërgojmë të gjithë energjinë pozitive Sergio Rico, nënës, gruas dhe njerëzve të tij të dashur”, tha trajneri Christophe Galtier.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë