Messi kërkon falje, normalizohet marrëdhënia me PSG

Lionel Messi
8 Maj 2023 | 16:13

Marrëdhënia e futbollistit argjentinas Lionel Mesi me klubin e Paris Saint-Germain po shkon drejt normalizimit, pas përjashtimit për 15 ditë nga klubi.

Messi kërkoi falje për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite dhe PSG e ka pranuar atë. Argjentinasi, i cili ishte pezulluar për 15 ditë, është rikthyer tashmë në stërvitje me skuadrën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PSG, përmes një postimi në Tëitter ku thuhet: “Leo Messi është kthyer në stërvitje”, e ilustruar me një foto të ish- lojtarit të Barcelonës në Camp des Loges.

Argjentinasi u përhashtua nga ekipi pasi udhëtoi pa leje (sipas klubit) në Arabinë Saudite pas humbjes 1-3 në shtëpi ndaj Lorient. “Asnjë lojtar nuk është mbi këtë klub,” tha klubi i drejtuar nga Nasser Al Khelaïfi .

Megjithatë, falja e Messit ka ndryshuar situatën. “Sinqerisht, mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes, siç ndodhte në javët e kaluara, dhe pata këtë udhëtim në Arabi, të cilin e kisha anuluar më parë, por, e përsëris, kërkoj falje për atë që bëra”, tha Messi, duke sjellë më afër një pajtim të mundshëm.

Messi është rikthyer në stërvitje dhe gjithçka tregon ai do të luajë sërish kundër Ajaccio.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026