Porto dhe Roma ndahen në barazim, Galatasaray pëson një humbje të rëndë në Holandë

14 Shkurt 2025 | 10:18

Mbrëmjen e së enjtes u zhvilluan ndeshjet e para të fazës Play-Off në Europa League, ku disa skuadra si Ajax, Fenerbahçe dhe AZ Alkmaar arritën fitore të rëndësishme. Ndërkohë, përballja mes Portos dhe Romës përfundoi në barazim.

Europa League luajti tetë ndeshjet e para të kësaj faze, ndërsa për shumë ekipe gjithçka mbetet e hapur për sfidat e kthimit, të cilat do të zhvillohen javën e ardhshme. Përballja më e spikatur, ajo mes Portos dhe Romës, përfundoi pa fitues, me rezultatin 1-1. Italianët kaluan në avantazh në pjesën e parë falë golit të Çelik, por në fraksionin e dytë, Moura barazoi shifrat për vendasit.

Humbja e mbrëmjes mund të konsiderohet ajo e Galatasaray-t, ekip që ka investuar ndjeshëm në Superligën turke. Në transfertën ndaj AZ Alkmaar, skuadra turke u mposht me rezultatin 4-1. Holandezët shënuan me Mijnans, Parrott, Clasie dhe Wolfe, ndërsa Galatasaray realizoi golin e nderit me Sallai-n. Me këtë rezultat, Alkmaar e sheh veten shumë pranë kualifikimit për në fazën e 1/16-ave.

Një paraqitje krejt ndryshe bëri Fenerbahçe, ekipi tjetër turk, i udhëhequr nga trajneri José Mourinho. Skuadra nga Stambolli siguroi një fitore bindëse 3-0 në shtëpi ndaj Anderlecht, falë golave të Tadić, Džeko dhe En-Nesyri.

Gjithçka mbetet ende e hapur për ekipet e tjera si Ferencváros, Ajax, Real Sociedad, Twente dhe Steaua Bukuresht, të cilat do të përcaktojnë fatin e tyre në ndeshjet e kthimit më 20 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Aluminij...
17:32 | 24/07/2026