Portugezi qëndroi më shumë se dy muaj në Shqipëri, zbulohen lëvizjet e organizatorit
Ruben Saraiva, shtetas portugez, është i dyshuari kryesor mes 6 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se vrasësi ka hyrë në Shqipëri më 11 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.
Mes personave në kërkim, përveç portugezit, janë një person me shtetësi shqiptare dhe britanike dhe 4 shtetas britanik, mes tyre një vajzë.
Konkretisht:
- Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike
- Harry Simson, shtetas britanik
- Harriet Bridgeman, shtetase britanike
- Thomas Mithan, shtetas britanik
- Steven Hunt, shtetas britanik
Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qenë vëzhguesi. Ishte në lokal kur ndodhi ngjarja, lajmëroi vrasësin portugez të futej brenda në lokal të ekzekutonte Nikulajn. Anglezi në orën 18:00 së 19 prillit ka prere një biletë me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po atë mbrëmje.
Edmond Haxhia, një dite pas ngjarjes, më 20 prill u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
- 15:38 Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 15:35 Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 15:33 Vizita në SHA, kryeministri i Irakut kërkon investime të mëdha amerikane në energji
- 15:31 BE-ja i premton Moldavisë 120 milionë euro për forcimin e mbrojtjes ajrore
- 15:26 Trump vijon me paralajmërimet për Iranin: Do t’i godasim shumë fort, Ngushticën e Hormuzit do ta ruajmë ne
- 15:22 Britania e Madhe: Do të shpallim Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste