PPE miraton rezolutën e opozitës, Bardhi: Rikonfirmon gjendjen dramatike të vendit
Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratua mesditën e së premtes një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike lidhur me vështirësitë me të cilat përballet opozita në Shqipëri.
Në lidhje me këtë rezolutë, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, shprehet se “rezoluta e familjes politike më të madhe në PE ka shprehur shqetësim në lidhje me shumë situata shqetësuese në Shqipëri”.
“Rezoluta e miratuar sot nga Partitë Popullore Europiane (EPP), familja më e madhe politike në Parlamentin Europian, rikonfirmon edhe njëherë ndërkombëtarisht që të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita në Shqipëri, për gjendjen dramatike ku ndodhet vendi, janë legjitime dhe të drejta.
Në Rezolutën e miratuar EPP shpreh shqetësimet e saj lidhur me:
Gjendjen e integritetit institucional që reflektohet në korrupsion endemik dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së;
Çdo persekutim politik të pretenduar ndaj liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, që po përballen me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile;
Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrimin e parave;
Dështimin për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, duke rezultuar në progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
Përkeqësimin e ndjeshëm të peizazhit politik me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, i shënuar nga standarde të dobëta zgjedhore dhe kujton paligjshmërinë e përdorimit të burimeve publike gjatë fushatave elektorale;
Veprimet që kanë pakësuar më tej të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend, duke reflektuar shkelje më të gjera ndaj deputetëve të opozitës”, shprehet Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West