Pranvera, stina e alergjive! Mjekët paralajmërojnë forma më të rënda
Pranvera konsiderohet periudha më problematike për personat që vuajnë nga alergjitë, për shkak të shtimit të poleneve në ajër. Kjo sjell përkeqësim të simptomave tek shumë pacientë.
Sipas alergologut Prof. Mehmet Hoxha, ndryshimet klimatike kanë rritur përqendrimin e alergjenëve, duke ndikuar në intensitetin dhe shpeshtësinë e reaksioneve alergjike, madje edhe në shfaqjen e formave më të rënda.
“Jemi në sezonin e lartë polenik. Këtë vit alergjitë janë më agresive dhe kanë nisur më herët, që në dy javët e para të marsit. Përveç rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, po preket edhe astma bronkiale,” thekson mjeku.
Ai shton se, ndryshe nga vitet e kaluara, simptomat përfshijnë marrje fryme, shtrëngim në gjoks dhe kollë të fortë.
Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangie të vetëmjekimit, pasi ndërhyrja e vonuar mund të çojë në komplikacione dhe kronizim të sëmundjes.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin e grupit për bojkot të seancave
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali