Prefekti i Tiranës: Kam urdhëruar Bashkinë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të pallatit të djegur
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, foli lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat pranë QSUT në kryeqytet, duke theksuar se pas përfundimit të operacionit do të nisin menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Prefekti tha se pas situata ishte kritike dhe të gjitha forcat, zjarrfikësja, FNSH, zjarrfikës janë në gatishmëri.
“…Një operacion shumë i vështirë. Kemi të dëmtuar me djegie dhe dëmtime të karakterit jo të rëndë. Janë nxjerrë disa banorë të pamundur nga gjendja shëndetësore. Para 10 minutash u evakuua një person i moshuar. Për të qetësuar të gjithë opinionin publik zjarri është vënë nën kontroll. Por operacioni do të vazhdojë deri në fund, kur të neutralizohet i gjithë zjarri”, tha Prefekti i Tiranës.
I pyetur nga gazetarja Sara Demushi se çfarë do të ndodhë me familjet që humbën shtëpitë nga zjarri dhe ku do të flenë ata sonte, prefekti i Tiranës u shpreh:
“…. kam urdhëruar bashkinë e Tiranës dhe emergjencat civile, që ata do kenë mundësi të jenë në ambiente të tjera, por sigurisht jam i bindur që nuk do ketë nevojë. Ne jemi shqiptarë, kanë kushërinj, halla daja…por ne jemi gati”, tha Hajdari.
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 16:52 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë