Prençi: Po foli Pëllumb Gjoka do bjerë qeveria, do harroni Nuredin Dumanin
Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi, komentoi megaoperacionin e zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga SPAK në tre qytete, në Tiranë, Shkodër e Kukës, ku mes të arrestuarve ishte dhe Pëllumb Gjoka.
Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi nënvizoi se nëse flet Gjoka, qeveria e Edi Ramës do të bjerë brenda një dite.
Sipas tij biznesmeni di shumë gjëra ndërsa shtoi se qeverisë më shumë i ka dhënë se sa i ka marrë.
“Nëse SPAK do të bëjë të mundur që Pëllumb Gjoka të flasë, të garantojë që do të harrohet dëshmia e Nuredin Dumanit. Asgjë nuk janë inceneratorët në krahasim me këtë rast. Nëse do flasë Gjoka, qeveria nuk mund të rri në këmbë qoftë dhe një ditë, jo nga opozita por nga populli. Gjoka i ka përcjellë të gjithë drejtuesit politik të majtë dhe të djathtë, me përjashtim të Edi Ramës dhe Erion Veliaj që i ka miq prej vitesh. Me të gjithë të tjerët ka bërë kompromise dhe interesa pragmatiste. Ka pasur raste që në një tavolinë të fshehtë ka pasur të PD dhe tek tjetra ka pasur të PS. E dinë gazetarët dhe policia. Dhomat e fshehta i kishte aty ku kishte sarajet. Unë si qytetar kam qejf që Pëllumb Gjoka të flasë. Këtyre që janë në pushtet, Pëllumb Gjoka më shumë ju ka dhënë sesa ju ka marrë. Ishalla do të flasë. Po foli, qeveria e Ramës nuk rri asnjë ditë, ai di shumë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Valë prangash”, gazetari bën paralajmërimin: Emra të tjerë në dosjen e SPAK
- Kërkohet 1 njeri që paska vdekur? Gazetari flet për kontrollet në banesën e Martinaj
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë