“Pres fitore të bindshme”/ Talat Xhaferi flet për ndërhyrjen e Kurtit në RMV
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri deklaroi se koalicioni Fronti Evropian pret fitore bindëse në zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale që po zhvillohen në këtë shtet.
Xhaferi, teksa u pyet nga gazetarët për ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur mbështetjen për koalicionin opozitar shqiptar VLEN, tha se çdo deklarim ka një shkallë ndikimi, por sipas tij, janë vetë qytetarët ata që do të vendosin.
“Unë nuk kam pse të druaj për fatin e rrjedhës në fund në kontekstit të numrave, është çështje e vullnetit të qytetarit, askush nuk mund të ndërhyjë në atë vullnet. Kemi sqaruar për të dalë në vendvotime. Kandidatët për presidentë janë deklaruar, qytetarët kanë mundësi të përzgjedhin. Duke qenë një nga kandidadët, pres që të ketë fitore të bindshme, varet prej vullnetit të qytetarit. Gjithsesi, çdo deklarim publik ka një shkallë ndikimi, në perceptim, në përzgjedhje, por qytetarët do të vendosin siç mendojnë të vendosin. Unë jam kryeministër i vendit dhe vendi është ndër të parët që ka njohur pavarësinë e Kosovës, si kryeministër, nuk ka pse të ndikohen raportet institucionale, nuk ka ndikim negativ në raportet shtetërore. Fronti Evropian, edhe si front, por edhe si subjekt ka vërtetuar, është përcaktimi që vendi të shkojë në BE, orientimin e ka pro evropian”, theksoi Talat Xhaferri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dortmund në finalen e Champions, verdhezinjtë rikthehen pas 11 vitesh
- Rezoluta kundër korrupsionit, Gogu ftesë opozitës t’i bashkohet: Qëllimi që ka
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë