Presidenti i Azerbajxhanit nesër në Tiranë, takim me Ramën dhe Begajn

Vrasjet e tri grave
14 Nëntor 2022 | 12:39

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të mirëpresë nesër në Tiranë, Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë.

Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.

Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.
Më pas, presidenti i Azerbajxhanit do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026