“Pa moral”, Poli Hoxha ‘skanon’ protestën e së shtunës: Mesazh për ndërkombëtarët
Gazetari Poli Hoxha u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se protesta e opozitës ishte pa moral.
Ai tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta me këtë protestë donin t’i tregonin ndërkombëtarëve se kanë mbështetjen e popullit.
Gazetari e cilësoi protestën pa një frymë të shëndetshme.
“Nuk u ndje fryma e protestës. Meta ende pa ikur njerëzit u shfaq tek selia e LSI-së, u largua. Unë kuptova se këta të dy donin t’i tregonin ndërkombëtarëve që ja, ne kemi njerëz. M’u duk si një imitim sesa një protestë. Unë do e quaja një zhgënjim. Protesta e opozitës ishte pa moral”, tha ai.
Të shtunën protesta e opozitës përpara Kryeministrisë zgjati vetëm 2 orë. Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.
Për mbarëvajtjen e protestës ishin në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore u mbyllën që prej orës 15:00.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit