Presidenti i ri i Argjentinës, gazetarja Zamar: Shokuese, askush nuk e di kush është
Gazetarja Guadalupe Zamar është shprehur se është shokuese zgjedhja në postin e presidentit të Argjentinës e Havier Milei.
Përmes një lidhjeje në Euronews Albania, Zamar u shpreh se askush në Argjentinë nuk e di se kush është realisht Milei.
Ajo tha se edhe mënyrja e ngjitjes së tij në karrierë është qesharake, pasi sipas saj, ai e nisi si një ekonomist që jepte shfaqje televizive dhe nuk ka pasur pozicione udhëheqëse.
“Askush në Argjentinë nuk e di se kush është ai realisht dhe për të gjithë ka qenë shokuese që u zgjodh president i Argjentinës.
Qesharake për të është fakti se karriera e tij në politikë ka qenë meteorike, e nisi si ekonomist që dilte në disa shfqaje televizive, në mënyrë të veçantë dhe në mënyrë të papritur ai kandidoi si deputet për katër vite dhe kjo është eksperienca e parë dhe e vetme e tij.
Ai kurrë nuk ka qenë në një pozicion udhëheqësi. Kështu për të gjithë ishte një shok, të gjithë po mundohemi të kuptojmë fenomenin Milei dhe faktin që ai u zgjodh”, është shprehur Zamar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit