Presidenti i ri, sot nis zyrtarisht procesi

4 Maj 2022 | 08:00

Sot nisin zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në orën 12:30, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë dhe përcaktojë datën e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Për këtë Partia Socialiste ka propozuar datën 10 maj, ndërsa Partia Demokratike ende nuk është shprehur për një datë të caktuar.

Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari.

Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të.

E gjithë procedura e zgjedhjes së presidentit të ri pritet të përmbyllet brenda këtij muaji.

Deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar. E vetmja procedurë që është kryer është ajo brenda grupit parlamentar socialist, ku secili prej deputetëve ka propozuar 3 emra të cilët nuk janë bërë publik.

Kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Po ashtu, ka përjashtuar edhe emrin e Vali Bizhgës, drejtoreshës së kabinetit në kryeministri, një emër i lakuar nga ish-kryeministri Berisha.

Pak ditë më parë në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, në një sondazh të kryer me qytetarët, Pandeli Majko dhe Majlinda Bregu ishin dy emrat më të votuar për t’u zgjedhur president.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026