Presidenti i RMV-së uron shqiptarët për “Ditën e Alfabetit”

22 Nëntor 2020 | 15:41

Në Maqedoninë e Veriut shqiptarët festojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vite më parë në Kongresin e Manastirit. Ky kongres u zhvillua prej datës 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata.

Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Këtë ditë të shënuar e ka përshëndetur edhe presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

 Ai ka shkruar në gjuhën shqipe në faqen zyrtare në “Faceboook”, ku thotë se kjo ditë është festë shtetërore me të cilën krenohen jo vetëm shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët e vendit. 

Јазикот и културата се фундаменти на секој народ и нивната негација значи обид за ништење на националната припадност. Во…

Posted by Stevo Pendarovski on E Diele, 22 Nëntor 2020

“Gjuha dhe kultura janë themele të çdo populli dhe mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare. Në shekullin 21 përpjekjeve të tilla nuk u duhet hapur dera, në mënyrë që kurrë të mos triumfojnë mbi vlerat e vërteta. Të gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë ju uroj Ditën e Alfabetit.

Jemi krenar që Dita e Alfabetit së Gjuhës Shqipe tashmë 14 vite është festë shtetërore me të cilën krenohen jo vetëm shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët e atdheut tonë.

”, thuhet në urimin e Pendarovskit.

Por në qytetin e Manastirit, nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme nuk e gëzojnë ende të drejtën e mësimit në gjuhën e tyre amtare, pasi në shkollat e mesme nuk ka asnjë paralele me mësim në gjuhën shqipe. Ndaj, nxënësit shqiptarë të këtij rajoni detyrohen të arsimohen në gjuhën maqedonase.

Urimin e plotë të Stevo Pendarovskit e gjeni duke klikuar këtu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026