‘Presim sqarime nga Serbia’, BE-ja shpreh keqardhje për anulimin e ‘EuroPride’
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që të anulojë apo shtyjë mbajtjen e ‘EuroPride’, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.
“EuroPride për vite me radhë ka avokuar për të drejta të barabarta për qytetarët LGBTI+ në mbarë Evropën, duke u dhënë zë atyre që shpesh janë të diskriminuar për shkak të orientimit të tyre seksual. Këto janë të drejta themelore për BE-në dhe ne presim që edhe partnerët tanë të ngushtë t’i respektojnë ato”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e bllokut evropian, Ana Pisonero.
BE-ja, tha ajo do të mirëpres sqarime shtesë nga autoritetet në Serbi, lidhur me vendimin e tyre që të anulojnë mbajtjen e EuroPride, që ishte paraparë të zhvillohej në shtator.
Të shtunën, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç njoftoi se EuroPride është anuluar.
Ai tha se të drejtat e minoritetit janë nën kërcënim. Vuçiç theksoi se nuk është i lumtur për këtë, por se situata është e tillë tani, para së gjithash për shkak të situatës në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?