Prije e frikshme në RMV, 32 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë
Pandemia e Covid-19 vijon të marrë jetë njerëzish në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit ka kryer 2019 teste të dyshuara, ndërsa 820 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, kurse 32 qytetarë kanë humbur jetën.
Pavarësisht rritjes së infektimeve, prirja e të shëruarve ditët e fundit ka ardhur në rritje të konsiderueshme, kurse në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 895 pacientë.
Aktualisht në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë diagnistikuar me coronavirus 61 543, që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 1731, shifër kjo tepër e lartë në krahasim me Shqipërinë dhe Kosovën.
Një tregues tjetër, i cili po shqetëson jo pak autoritetet ka të bëjë me numrin e rasteve aktive. Ministria e Shëndetësisë thekson se numri i personave aktivë në RMV ka shkuar 21 412.
Pas shtimi të rasteve të reja, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendjen e krizës në të gjithë territorin e vendit. Gjendja epidemiologjike në shtetin fqinj konsiderohet e rëndë, kurse shpallja e gjendjes së krizës është vetëm një prej masave që është marrë dhe do jetë në fuqi për 30 ditë.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona