Prindërit kundër vaksinës së fruthit për fëmijët në RMW, mjekët: Besojini shkencës

21 Tetor 2023 | 17:31

Prindërit në Maqedoninë e Veriut janë skeptik sa i përket injektimit tek fëmijët të vaksinës kundër fruthit, rubeolës dhe shtyave. Sipas tyre një vaksinë e tillë mund të shkaktojë autizëm. por Eksperëtët e mjeksisë shprehen kunder dhe këshillojnë bërjen e kësaj vaksine pasi në të kundërt mund të ketë pasoja serioze në shëndetin dhe jetën e fëmijëve.

Aleksandra Grozdanova, koordinatore kombëtare për imunizimin deklaroi: “Shumë prindër janë të shqetësuar për vaksinën. Por, në vitin 2019 kur kishim epidemi të fruthit u desh që me urgjencë të vaksinojmë 41 600 fëmijë. Dhe tek këto fëmijë ne nuk kemi parë simptoma të tilla për të cilat kanë ngritur shqetësim prindërit. Ne jemi një vend i vogël dhe nëse diçka do të ndodhte, do të ishte zbuluar.”

Referuar të dhënave nga Instituti për Shëndetin Publik deri më tani asnjëra prej vaksinave nuk është aplikuar tek mbi 95 përqind e fëmijëve, siç janë rekomandimet botërore për imunitet kolektiv.

Mjeku nga Komisioni për Sëmundje Infektive pohoi se vaksinat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjeneratave të ardhshme dhe përmendi edhe fatalitete si pasojë e mosvaksinimit.

“Epidemia e fruthit në vitin 2019 fatkeqësisht mori jetën e tre fëmijëve. Ata ishin 5, 11 dhe 13 muajsh. Fëmija që ishte pesë muajsh nuk mund të vaksinohej por pjesa tjetër mund ta kishte marrë atë dhe do të parandalohej mundësia e transmetimit te fëmijët më të vegjël dhe komplikime”, deklaroi Zllate Mehmedoviç, Komisioni për Sëmundje Infektive.

Përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Patricia di Giovani,  bën thirrje që t’i besohet shkencës.

“Unë do të doja të inkurajoja prindërit për brezat e ardhshëm që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Unë kam jetuar dhe punuar në komunitete ku ka ende sëmundje që shkaktojnë paaftësi te njerëzit dhe nuk është e këndshme ti shohësh”, tha ajo.

Dy vitet e fundit është ndërmarrë një fushatë intensive e vaksinimit duke zbutur shifrat e fëmijëve të pavaksinuar, por në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Manastir dhe Strumicë ende ka një numër të madh të fëmijëve të pavaksinuar duke lënë kështu mundësinë e rikthimit të ndonjë epidemie tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026