9 urdhër arreste për abuzimet me inceneratorin e Fierit

Emrat e kandidatëve të PS për qarkun Elbasan
29 Mars 2022 | 08:41

Policia e Shtetit ka nisur ekzekutimin e urdhrave të arrestit të lëshuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.

Sipas informacioneve janë 9 urdhër arreste për të cilat është marrë dhe miratimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mes personave që pritet të arrestohen mëngjesin e së martës janë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të lidhur me inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.

Në dhjetor 2021 për korrupsionin në lidhje me inceneratorin e Elbasanit u arrestua ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Përveç inceneratorit të Elbasanit, SPAK ka në hetim dhe inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit.

SPAK ngre dyshime se Koka ka përfituar mbi 3.6 milionë euro nga dy kompanitë që fituan koncesionin dhe realizuan punimet.

Nga hetimet e SPAK rezulton se kompania “Albtek Energy” me pronare Stela Gugallja, bashkë me kompaninë “Integrated Technology Services” me pronar Klodian Zoton kanë paguar me faturë kompani të tjera për punë që as nuk janë kryer.

Vlera e këtyre punëve është 2.950.000 euro për kompaninë e Gugalljas dhe 735.000 euro për kompaninë e Zotos.

Zoto e Gugallja të akuzuar për aferën me inceneratorin e Elbasanit janë në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Hetimet për inceneratorët e Fierit dhe Tiranës drejt fundit, priten konkluzionet e prokurorëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026