Privilegjet e Bashës që i kalojnë Alibeajt si kryetar i PD-së
Enkelejd Alibeaj do të jetë kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Bashkë me postin e ri, Alibeaj fiton edhe disa privilegje duke filluar nga ruajtja fizike.
Me vendim qeverie, si kryetar i partisë më të madhe të opozitës parlamentare, Alibeaj do të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës.
Tanimë, përballjet në parlament kryeministri Rama do t’i zhvillojë me Enkelejd Alibeajn.
Koha në parlament e kryetarit të komanduar të PD për të replikuar me kryeministrin Rama do të jetë pa afat.
Alibeaj do të përfaqësojë partinë në të gjitha veprimtaritë publike e politike, të brendshme dhe ndërkombëtare.
Aktualisht, Enkelejd Alibeaj mban 8 poste në Partinë Demokratike përfshirë, edhe pozicionin e drejtues politik në qarkun e Fierit dhe Shkodrës.
8 funksionet e Enkelejd Alibeaj në PD:
Kryetar i komanduar
Nënkryetar
Deputet
Anëtar i Kryesisë
Kryetar i Grupit Parlamentar
Drejtues politik i qarkut të Fierit
Drejtues politik i qarkut të Shkodrës
Kryetar i PD në Vlorë
Ai do vazhdojë t’i mbajë këto detyra aq kohë sa është kryetar i komanduar i PD-së dhe jo i zgjedhur.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit