Problemet e pronësisë rrezikojnë disa godina muzeale në Gjirokastër

8 Prill 2025 | 17:58

Problematikat e pronësisë në objektet “Monument Kulture” në Gjirokastër po rrezikojnë dëmtimin e vlerave historike dhe ndërtimore të qytetit të gurtë. Si shkak i kësaj situate disa prej godinave historike dhe shtëpive karakteristike janë dëmtuar apo kanë humbur vlerat muzeale.

Strukturat e Trashëgimisë Kulturore aktualisht po ndërhyjnë për restaurimin e disa prej banesave të dëmtuara si ajo e Angonatëve, por zbatimi i projekteve të tilla bëhet i vështirë në objektet muzeale që kanë probleme pronësie.

“Problemi i pronësisë është problemi kryesor në të gjitha banesat gjirokastrite për arsye se që nga projekti  i ndërhyrjes secila kërkon vërtetë një certifikatë  pronësie duhet të dalin njerëz të cilët të jenë të përgjegjshëm  për pronësisë dhe administrimin që kanë në këto objekte”, thotë Vaso Polo, specialist i DRTK Gjirokastër.

Në qytetin e Gjirokastrës janë disa objekte të trashëgimisë kulturore të cilat janë restauruar me fonde publike si dhe nga vetë pronarët, ndërkohë që një pjesë tjetër po shkojnë drejt degradimit.

“Ka disa objekte të cilat ose kanë shumë  bashkëpronarë ose  nuk kanë certifikata pronësie  kjo vërtet ndikon në mosriparimin e tyre, në mosrënien dakord të gjithë pronarëve. Ne e kemi të vështirë  që të ndërhyjmë në raste të tilla, ka shumë objekte si Lolomani, objekte të tjera që janë  shumë më vlera të mëdha  për Gjirokastrën por të cilat  janë  aktualisht pa pronarë”, shprehet Polo.

Falë vlerave arkitektonike dhe ndërtimore prej vitit 2005 Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s. Shtëpitë karakteristike dhe godinat muzeale tashmë preferohen për t’u vizituar nga turistët.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026