Problemet e turizmit, ekspertja: Ka krizë stafi, nuk ka as filipinas
Gladiola Dona, konsulente e hotelerisë, deklaroi në emisionin Review në Euronews Albania se problem më i madh i turizmit në Shqipëri është mungesa e fuqisë punëtore.
Dona theksoi se këtë vit nuk ka as punëtorë të huaj nga Filipinet pasi u janë bllokuar vizat. Ajo theksoi se problem duhet parë më makro dhe të merrën masat sot për vitet e ardhshme, pasi nuk mjafton vetëm rritja e pagave.
“Unë mbuloj këtë pjesën e shërbimit dhe doja të them që nuk ka staf. Kjo është një problematikë. Nuk ka as filipinas se u kanë ndërprerë vizat. Ka një krizë të vërtetë stafi. Mbase krizë identiteti, “unë jam sipërmarësi, jam pronari apo ai që po mban tabakanë”.
Mbase këtë vit do shohimi çfarë do ndodhë. Disave mbase u bën mirë të mbajnë tabakanë. Duhet parë më makro problemi, kjo gjë duhet filluar dhe zgjidhur tani për vitet e ardhshme. Ka shumë njerëz që thonë, “kujtoja se do e kisha vështirë për lejen e ndërtimit, për të ndërtuar hotelin, po të kisha problem me stafin nuk ma kishte marrë mendja kurrë”. Janë rritur pagat por janë në kufijtë e ekzistencës për punëtorë”, tha Dona.
LEXO GJITHASHTU:
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)