Problemet për Superligën e Evropës nuk kanë fund, BE i refuzon emrin: Ta ndryshojë

14 Mars 2024 | 15:09

Data e nisjes së Superligës së Evropës në futboll po merr më tepër kohë nga sa ishte menduar, edhe pse prej 2021 janë caktuar disa data për ardhjen në jetë të këtij projekti. Krahas skuadrave të cilat refuzuan të marrin pjesë, problemet nuk kanë të sosur. Sipas asaj që raportohet në media, kompeticioni në fjalë nuk mund të regjistrohet me këtë emër, pas një ankese të bërë nga klubet daneze.

Kjo për faktin se emri në fjalë ishte në shkelje të Superligës, marka e cila është në pronësi të përbashkët nga skuadrat daneze. Kampionati në Danimarkë i krijuar më tepër se 3 dekada më parë, e i përbërë nga 12 skuadra, sponsorizohet aktualisht nga 3F, një nga federatat kryesore të sindikatave në vend. Pra emri në fjalë i kompeticionit evropian bie ndesh me atë të kampionatit danez, e për këtë arsye skuadrat kanë kërkuar të mos krijohet një ligë e tillë.

Pra Superliga Evropiane nuk mund të ketë një markë të sajën në kontinentin e vjetër, për aq kohë sa kompani të tjera kanë këtë të drejtë, të cilën e kanë të zhvilluar prej vitesh. Pas kërkesës së bërë, erdhi përgjigjia e autoriteteve europiane të cilët u dakordësuan me skuadrat në fjalë, ndërsa kompeticioni që konkuron Ligën e Kampionëve dhe gjithçka tjetër nën logon e UEFA, do të duhet të ndërrojë emrin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026