Profil| Lili Cingu, shqiponja e valleve shqiptare!

11 Shkurt 2024 | 18:30

Ky dokumentar është bërë në kujtim të artistes Liljan Cingu i cila ndërroi jetë me 5 shkurt 2024 fatkeqësisht nga një sëmundje e rëndë.

Liljana Cingu lindi në Tiranë me 31 dhjetor 1950. Talenti i saj në kërcim u dallua që fëmijë dhe në një moshë fare të vogël 16-vjeç nisi punë si valltare në ansamblin kombëtar për të mos u shkëputur më kurrë

Ajo ka kërcyer mbi 200 valle , nga më të thjeshtat e deri tek ato më të arrirat si “Vallëzimi i shqipeve”, “Festë të madhe  ka sot Shqipëria” “Vjelja e gështenjave”, “vallja e çobanit” ”Valle me motive të Labërisë”, “Vallja e Tiranës”, etj.

Lili Cingu është shquar për një interpretim dinjitoz, elegancë e finesë, si dhe një kulturë të lartë muzikore, si njohëse e folklorit të të gjitha trevave. Këto cilësi i dhanë asaj mundësinë që të shpreh më mirë aftësinë në interpretimin e valleve lirike, por edhe atyre epike.

Por fatkeqësisht të hënën me 5 shkurt 2024 shqiptarët dhe arti moren një lajm të trishtë për ndarjen nga jeta të mbretëreshës së valleve shqiptare, Liljana Cingut. Ishin miqtë dhe familjarët të cilët u mblodhën në TOKB për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Nipi i saj tregoi për marrëdhënien e tyre të afërt dhe sa njeri i dashur ishte Lili me të gjithë. Ai tregoi madje se Lili Cingu ka lënë edhe një pasardhëse që është mbesa e saj, Kejtlina, 8-vjeçe e cila është mësuar të kërcejë dhe t’i dojë vallet sa Lili.

Sokol Marku drejtori i ansamblit të këngëve dhe valleve tregoi se Lili Cingu ka lënë një projekt pezull të cilin do ta bëjnë realitet edhe ajo nuk ndodhet më mes nesh.

Liljana Cingu jetonte mes kontinentit Amërika dhe Shqiperisë ndaj miqtë e saj në Kanada pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta kane zhvilluar homazhe në nder të jetës dhe veprës së saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026