Projekti për eficencën e energjisë, Kosova çel aplikimet për familjet përfituese
Rreth 2 mijë familje do të përfitojnë nga projekti për eficencë të energjisë për shtëpitë individuale të banimit, që nisi të hënën nga Fondi i Kosovës për Eficencë të Energjisë.
Qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45 % të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro.
Përfaqësuesit e BE në Kosovë, të cilët janë edhe donatorët, flasin për disa përfitime nga ky projekt.
“Përfitimet janë të shumëfishta, përveçse përfitojmë kursime financiare, përfitojmë gjithashtu ajër më të pastër dhe mjedis më të pastër për një shëndet më të mirë publik. Aty padyshim që mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt energjisë së mirë dhe të pastër, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike përmes masave të efiçiencës së energjisë dhe kalimit drejt energjisë së rinovueshme, të cilat janë të dyja thelbësore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”, tha Alessandro Biannciarsi, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Kosovë.
Për ministren e Ekonomisë të Kosovës Artane Rizvannoli ky projekt është ndër prioritetet e qeverisë.
Aplikuesit për këtë fond do të duhet të plotësojnë disa kushte; së pari shtëpia të jetë e banueshme, të jetë e pa izoluar dhe të ketë rreth 250 këh energji elektrike në muaj përgjatë 2 viteve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)