Projekti TID në Durrës, Rama: Po keqinterpretohet, shpronësimet e banorëve me drejtësi

22 Shkurt 2026 | 10:57

Kryeministri Edi Rama thotë se projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime.

Gjatë fjalës në podkastin e tij Rama tha se ky projekt i shërben të ardhmes së qytetit të vjetër mesdhetar si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe ndërsa premtoi se shpronësimet do të bëhen “me ndjeshmëri e me drejtësi ndaj banorëve”.

“Projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur, ndërkohë që realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe.

Zona Arkeologjike A ku do të marrë jetë projekti, nuk është një hapësirë e zakonshme urbane dhe çdo debat pronash mbi atë zonë nuk duhet të dalë nga korniza e faktit themelor: Ajo zonë është pronë e thesarit të trashëgimisë sonë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore. Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin, Termat Romake janë monumente të qytetërimit europian, jo thjesht monumente të regjistrit tonë kombëtar të trashëgimisë. Objektivi për hyrjen e kësaj zone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e çon këtë projekt përtej dimensionit kombëtar. E bën një detyrim ndërkombëtar.

Ky projekt nuk ka lindur sot as ka marrë formë në errësirë, po është mbështetur mbi një program të kahershëm të kësaj qeverie për atë zonë, si edhe një Plan të Menaxhimit të Integruar, hartuar nga Ministria e Kulturës dhe hedhur në konsultim publik në vitin 2022. Ligji për Trashëgiminë Kulturore e detyron shtetin të ndërhyjë kundër degradimit apo ndërtimeve informale në zonat e trashëgimisë kulturore. Pikërisht këtë ne po bëjmë.

Historia ndërkombëtare tregon se asnjë vend nuk ka zbuluar, nuk ka konservuar dhe nxjerrë në pah trashëgimi të këtyre përmasave pa ndërmarrë shpronësime. Në Romë, mijëra e mijëra prona u shpronësuan për hapjen e Forumeve Imperiale. Në Athinë, u realizuan shpronësime masive për zonën përreth Akropolit dhe krijimin e parkut arkeologjik.

Ne do të bëjmë pikërisht këtë, me ndjeshmëri e me drejtësi ndaj banorëve, po me vendosmëri ndaj interesit kombëtar”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026