Projektligji i ri| Landfille të reja në Shqipëri, privati mund të menaxhojë mbetjet

5 Shtator 2024 | 12:53

Kompanitë private mund të menaxhojnë vendgrumbullimet e mbetjeve në vend. Një projektligj i ri i hap rrugë krijimit të landfilleve të reja, por kostot për ndërtimin dhe operimin e tyre do të mbulohen nga privati për një afat deri 30-vjeçar.

Drafti është në konsultim, dhe ndër të tjera synon që kjo fushë të rregullohet që në nisje, me diferencimin e mbetjeve në burim, dhe më pas të bëhet përpunimi i tyre, përmes riciklimit ose djegies në incenerëator.

Por, fillimisht duhet të jenë bashkitë ato që do të rregullojnë mekanizmin, për grumbullimin e diferencuar në disa kontejnerë, e më tej të hapin rrugët për transportin e tyre në landfillet që do të hapen.

Privatët mund të shfaqin interes në këtë industri, e cila mund të rezultojë fitimprurëse, por për të shkuar deri tek diferencimi i mbetjeve, nevojitet edhe edukim masiv i popullatës dhe bizneseve.

Në draft shkruhet se kjo praktikë ligjore ndiqet edhe në Bashkimin Europian në të cilin Shqipëria pret të bëhet anëtare, por që në fushën e mbetjeve vitet e fundit është përballur me një sërë skandalesh dhe aferash të cilat nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga drejtësia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026