Projektligji për mbetjet/ Ministri i Mjedisit: Do rriten gjobat për ndotjen
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm këtë të martë, u shpreh se në projektligj është vendosur dhe shqyrtimi për rritjen e gjobave kundrejt ndotjes ndaj mjedisit.
Sipas tij, gjobat që parashikohen mund të duken të larta, por nuk janë të tilla në krahasim me dëmet e parikuperueshme që i shkaktohen mjedisit.
“Ato gjoba që mund të konsiderohen të larta, lidhen me persona fizikë dhe juridikë që ushtrojnë funksione të lidhura me menaxhimin e mbetjeve. Ata duhet të ndjekin një proces të qartë dhe një protokoll për mënyrën se si i menaxhojnë mbetjet. Në disa raste, dëmet kanë qenë të parikuperueshme dhe kërkojnë vite për t’u riparuar.”- u shpreh Jaupaj.
Ministri sqaroi gjithashtu se do të ketë ndarje mes individëve dhe subjekteve juridike në përcaktimin e nivelit të gjobave.
“Gjobat për individët do të jenë më të ulëta, sepse ndryshimi i kulturës mjedisore është më i rëndësishëm. Megjithatë, për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, gjobat janë një nga mënyrat më efektive për të parandaluar shkeljet. Metodologjia për përcaktimin e gjobave është hartuar duke u bazuar në praktikat dhe legjislacionin ekzistues në fuqi në fusha të tjera”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe