Prokuroria e Shtetit angazhon 100 prokurorë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

12 Tetor 2025 | 10:13

Në Kosovë po mbahen këtë të diel zgjedhjet lokale, ndërsa Prokuroria e Shtetit njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës deri në përfundim të procesit, me qëllim që të procedohet çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve lokale të këtij viti.

Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku funksionojnë prokuroritë themelore, ndërsa në komunat ku prokuroria nuk ka objekt, ata janë të vendosur në stacionet policore. Aty, në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës, ata do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

Ndërkohë, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, po mbikëqyr të gjithë procesin, duke ndjekur zbatimin e detyrave nga koordinatorët rajonalë, prokurorët e angazhuar si dhe prokurorin me detyrë në KQZ.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të denoncojnë pranë prokurorive përkatëse çdo rast të dyshuar të keqpërdorimit apo manipulimit të votës, në çfarëdo forme dhe nga kushdo qoftë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026