Prokuroria e Tiranës nis hetimet në lidhje me skandalin e shitjes së diplomave
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar Wisdom jepte në këmbim të pagesave. Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit të rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsfikuar firma.
Disa ditë më parë autoritetet italiane, arrestuan 2 adminstratorët e universtitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guarda di Finanza, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false. Bashkë me dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.
Në lidhje me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, mësohet se nga ana e prokurorisë është shqyrtuar dokumentacioni, janë sekuestruar shkresa, si dhe është marrë në pyetje rektori.
Administratorët italianë të kolegjit universitar Wisdom, duket se janë koka e një grupi mashtruesish, të cilët erdhën në Tiranë për të ngritur një qëndër arsimore me studentë ekselentë, por që devijuan duke shpërndarë diploma e certifikata false për qytetarë italianë.
Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar se cifti Savino Cianci dhe Lucia Catalano kanë korruptuar presidenten e Këshillit të Akreditimit në Shqipëri, Shqiponja Telhaj me një çantë me vlerë 1150 euro, madje duke tentuar të hyjnë deri në Ministrinë e Arsimit me dhurata të shtrenjta.
Por, vetë Telhaj thotë se nuk e njeh çiftin Italian, dhe për të përmendja në dosjen Wisdom është e gjitha shpifje.
Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti privat printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë euro në profilin e hotelerisë, 9 mijë euro në drejtësi dhe 19 mijë euro në shkencat e edukimit.
Hetimet në Itali nisën nga kallëzimet e disa qytetarëve dhe deri më tani janë 9 italianë të arrestuar, ndëkrohë nuk ka asnjë informacion për shtrirjen e hetimeve dhe operacionit të Guardia di Finanza në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 17:02 Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit