Prostitucion dhe lëndë narkotike, kapen dy braziliane në një apartament të Durrësit

27 Nëntor 2025 | 09:12

Dy shtetase braziliane janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Ato kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 dhe e shfrytëzonin për ushtrimin e këtyre veprave të paligjshme. Nëpërmjet operacionit policor të koduar “STORM”, gjatë ndërhyrjes, policia gjeti dy shtetaset, B. B. 24 vjeçe dhe H. D. 21 vjeçe, të cilat refuzuan të hapnin derën e apartamentit, deri sa ajo u hap me ndihmën e zjarrfikëses.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve, para, aparate celularë, karta SIM, dhe lëndë narkotike të dyshuara kanabis.

Përveç arrestimit të dy shtetaseve braziliane, u procedua penalisht dhe shtetasi K. M. (22 vjeç), banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026