Prostitucion në qendrat e masazhit, arrestohen 2 administratoret
Policia ka arrestuar dy administratore qendrash në zonat e 21 Dhjetorit dhe ish-Bllokut në Tiranë pasi u zbulua se përdornin ambientet e bizneseve për prostitucion.
në pranga janë vënë Jetmira Demiraj 30 vjeç dhe Rexhina Lika 20 vjeç, të dyja banuese në Tiranë të cilat akuzohen për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Sipas policisë, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta