Protesta| Berisha: Shqipëri nisi betejë pa kthim për qeveri teknike dhe rotacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se me protestën e ditës së djeshme Shqipëria nisi një rrugë pa kthim për qeveri teknike dhe rotacion.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij, ku ish-kryeministri po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për ‘korrupsion’ në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ai shtoi gjithashtu se protesta e ditës së djeshme faktoi se PD sot është më shumë se kurrë si opozitë e vërtetë.
Reagimi i Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta së pari edhe njëherë mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur dhe të gjithë atyre demokratëve, opozitarëve, shqiptarëve që dje me 11 korrik firmosën në një uragan madhështor besën, betimin e tyre për t’i dhënë Shqipërisë qeveri teknike, dhe shqiptarëve zgjedhje të lira, ndryshim dhe rotacion.
Miqtë e mi, që nga nata e mbrëmshme, që nga protesta madhështore e natës së mbrëmshme, Shqipëria nuk është më e njëjta sepse protesta e djeshme ishte protesta më e paparë dhe në kushtet më të jashtëzakonshme që ndryshoi përfundimisht ekuilibrat e imponuara nga narkoshteti i Edi Ramës në Shqipëri.
Dje, në Shqipëri nisi beteja pa kthim e shqiptarëve që nuk është bërë ndonjëherë më parë për qeveri teknike, për votën e lirë, për ndryshim, rotacion dhe fitoren e opozitës.
Protesta e djeshme faktoi se sot ne jemi më shumë si opozitë e vërtetë se kurrë.
Protesta e djeshme faktoi se sot ne jemi shumica politike e Shqipërisë, por jo vetëm kaq, por edhe shumica numerike e saj.
Me admirimin më të madh për qëndresën tuaj qytetare, dua të them se sot ne jemi diçka edhe më shumë se shumica numerike e shqiptarëve.
Sepse ditën e djeshme me masivitetin tuaj, me vendosmërinë tuaj, me fjalët tuaj shkruajtët në shesh një fjalë, të cilën shqiptarët e kishin harruar.
Shkruajtët fjalën shpresë.
Shpresa është arritja më e rëndësishme e ditës së djeshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë