Protesta e 6 dhjetorit, Deda: Opozita po godet në mënyrë të tërthortë Samitin
Reldar Deda, kryeredaktor i gazetës Liberale, u shpreh se takimi mes kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreut të PD-së Sali Berisha ka të bëjë me protestën e 6 dhjetorit.
I ftuar në Euronews Albania, Deda theksoi se protesta që do të zhvillohet ditën kur në Tiranë, mbahet Samitit i BE-Ballkani Perëndimor, do të krijojë një simbolikë të turbullt në Shqipëri.
“Është një takim i pritshëm, është pjesë e rutinës politike për organizimin e protestës së 6 dhjetorit. Ende nuk ka një informacion, por mendoj se pika kryesore e takimit është protesta.
Është një protestë e cila krijon një simbolikë të turbullt në Shqipëri, por ndodh për herë të parë që liderët europian vijnë në Shqipëri dhe kjo nuk mund të quhet ngjarje e vogël”- tha ai.
Ndër të tjera ai shtoi se opozita në mënyrë të tërthortë po godet Samitin. Deda deklaroi se një parti politike ka të gjithë instrumentet për të komunikuar me institucionet e BE dhe nuk ka nevojë të bëjë protestë.
“Protesta krijon ngërç shumë të madh, sepse pavarësisht kritikave që kanë me qeverinë Rama, në fund të fundit ata po godasin Samitin në mënyrë të tërthortë. Një parti politike ka të gjithë instrumentet për të komunikuar me institucionet e BE-së. Nuk ka arsye që një parti politike të bëjë një protestë në ditën kur zyrtarët e BE vijnë në Shqipëri”- theksoi ndër të tjera ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emrat/ Kush janë dy të arrestuarit për shpërthimin me granatë në Prrenjas
- ’Borrell iu përshtat Serbisë’, Kurti jep detaje të reja për takimin në Bruksel
- Fitorja ndaj Argjentinës, zbulohet çfarë i tha lojtari arab Messit pas golit të dytë
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja