Protesta në pandemi, qytetarët në Maqedoninë e Veriut kundër çmimit të energjisë

9 Tetor 2020 | 19:17

Qindra qytetarë të Tetovës por edhe të shumë qyteteve të tjera në Maqedoninë e Veriut po protestojnë prej disa javësh kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Mirëpo edhe pas disa javësh nuk ka asnjë vendim nga autoritetet për plotësimin e kërkesës së protestuesve, uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Organizatori i protestës, Krenar Osmani tregon për Euronews Albenia edhe arsyet kryesore që e kanë detyruar të dalë e të protestoj në kohë pandemie.

“Heqja e rritjes së fundit që e takoi KRRE ja dhe zbritje e çmimit për një kilovat për 45 për qind. Eliminimi i monopolit të EVN së si dhe ulja e TVSH se për nga 18 për qind në 5 për qind. Krijimi i një trupi të tretë arbitrar që do e kontrollojë punën e Evn së dhe do ti shqyrtojë ankesat e qytetarëve. Me një rrogë prej 200,250 eurosh një familje që ka akumuluar 15,20 mijë euro borxh si do ti paguaje, a do ua marrim shpirtin”, thotë Krenar Osmani, organizator i protestës.

Mungesa e një përgjigje po i detyron protestuesit që të marrin edhe masa radikale.

“Kërkesat e mija janë që ta ulin çmimin e energjisë elektrike. Çmimi është shumë i lartë. Më i larti në gjithë Evropën. Por nuk e ka fajin EVN por Qeveria”, thotë një protestues.

“Ne vetëm po protestojmë por duhet të merren masa më radikale. Nuk na ka mbetur tjetër gjë”, tha një tjetër.

Qytetarët kërkojnë edhe që rrjeti i distribuimi të energjisë elektrike të kalojë në pronësi të shtetit dhe ajo të marrë në dorë shlyerjen e borxheve të vjetra dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026