Protesta paralizon Shkupin, kompanitë e autobusëve kërkojnë 1.6 mln € nga bashkia

7 Dhjetor 2022 | 18:18

Rreth 300 shoferë autobusi tashmë një javë me radhë janë duke protestuar dhe bllokuar rrugët e kryeqytetit të RMV-së, Shkupit, për shkak të borxheve të pashlyera që u ka bashkia. Ata këmbëngulin që nuk do të heqin dorë nga bllokimi i qytetit që ka shkaktuar një kaos të madh në trafik gjatë këtyre ditëve, derisa nuk shohin pagesat e para në llogaritë e tyre.

Borxhi i akumuluar i bashkisë së Shkupit ndaj kompanive private të autobusëve është mbi 1.6 milionë euro.

“Ne kemi pasur edhe protesta të tjera më të shkurtra që të mos bëhemi pengesë e qytetarëve të Shkupit, por nuk ka pasur mirëkuptim dhe jemi detyruar të bëjmë këtë bllokim”, thotë Isen Halili, shofer autobusi.

Mirvet Qerimi ka tashmë 20 vite në transportin urban privat dhe nuk ka alternativë tjetër për të mbajtur familjen, prandaj ka dalë në rrugë për t’i bërë presion kryetares së bashkisë së Shkupit që t’i shlyejë borxhin.

“Ngushtohet gjithkund rrethi. Nëpër pompat e benzinës, me shoferët e me gjithçka, dhe duhet të mbajmë edhe familjet me këtë punë. Pra, gjithçka lidhet me pagesën…Të paktën të na ftojë dhe të na paguajë 50 apo 60 për qind të borxhit”, shprehet ai.

Kryetarja e Bashkisë së  Shkupit, Danella Arsovska nuk është prononcuar para mediave lidhur me kërkesën e transportit privat, ndërsa nuk i ka pranuar as në takim shoferët që për vite me radhë qarkullojnë në Shkup. Madje, ka shkëputur marrëveshjet e lidhura me transportuesit për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve.

Bashkia e Shkupit është përgjegjëse për transportin publik në Shkup pasi financon Ndërmarrjen Publike dhe paguan transportuesit privat për shërbimin e tyre, me qëllim pakësimi të kaosit nëpër autobusë. Por, edhe Ndërmarrja Publike edhe ato private thuajse janë në kolaps, ndërsa qytetarët ballafaqohen me vonesa dhe mungesa të linjave të ndryshme të autobusëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026