Protesta te Bashkia| Arrestohen 3 të rinj, procedohen Noka, Balliu dhe Tedi Blushi
Tre persona mësohet se janë ndaluar nga policia e Tiranës si të dyshuar për aktet e dhunës dhe hedhjen e shisheve Molotov në protestën e organizuar nga opozita të premten përballë bashkisë së Tiranës. Po ashtu të proceduar në gjendje të lirë janë vënë edhe deputeti Flamur Noka, zyrtari i Rithemelimit Klevis Balliu dhe ai i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Mësohet se ndalimet e tre të rinjve që janë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë bërë disa orë pas mbylljes së protestës para bashkisë në zona të ndryshme afër qendrës së kryeqytetit.
Në rrjetet sociale, ka qenë vetë kreu i FRPD, Besart Xhaferraj i cili ka publikuar video të momenteve kur të rinjtë e akuzuar për aktet e dhunës në protestë, janë ndaluar nga efektivët e policisë së shtetit.
Pas protestës ekspertë të grupit hetimore dhe vetë drejtori i policisë, Tonin Vocaj ishin në vendngjarje për të mbledhur provat e protestës së dhunshme e cila u dënua dhe nga selitë e ambasadave të huaja në vend.
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan dje për herë të tretë para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Sakaq, mbrëmjen e djeshme, Sali Berisha lajmëroi protestën e radhës, të premten përballë bashkisë së Tiranës, e cila do të jetë e katërta radhazi kundër kryebashkiakut të kryeqytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)