Protesta te Kuvendi/ Ministri Hoxha mohon akuzat: Efektivët nuk kishin armë zjarri

18 Tetor 2024 | 11:46

Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Hoxha ishte këtë të premte në Shkodër, ku ndër të tjerat ka komentuar lidhur edhe me rrëmujën e krijuar ditën e djeshme në Parlament. Ai shprehu keqardhjen për dhunën e ushtruar në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxha ka thënë se dhuna dhe goditja ndaj punonjësve të Policisë dhe të Gardës nuk do të tolerohet.

“Keqardhje për deputetët e opozitës, të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe punonjësve të Gardës që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, goditjes së punonjësve të Policisë nuk do të tolerohet.

Në deklaratën e Policisë së Shtetit të dhënë dje, rreth mesditës është shprehur qartë se nuk ka pasur tentativë të nxjerrjes së armës nga ana e punonjësve të Policisë. Në ligjin për tubimet është përcaktuar shprehimisht për rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Forcat e Policisë së Shtetit, që kanë qenë pjesë e planit të masave nuk kanë pasur dhe nuk kanë qenë të pajisur me armë zjarri.

Sulmi i deputetëve ndaj Policisë dhe Gardës së Republikës në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk është i pranueshëm sepse forcat e Policisë dhe Garda është atje për të mbrojtur institucionet”,-tha ministri.

I pyetur a ka patur forca të policisë të FNSH ministri Hoxha u përgjigj:

“Forcat e Policisë së Shtetit, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim për mbrojtjen e institucioneve kanë qenë atje për të bërë detyrën. Ndjej keqardhje se forma dhe mënyra e imponimit të kësaj mazhorance me mjete shkatërruese e djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e policisë.

E riktheksoj që ndjej shumë keqardhje që forma e mënyra e intimidimit e kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh në parimet e demokracisë”.

I pyetur se cila do jetë përgjigjja e policisë ndaj mosbindjes civile?

“Mosbindja civile është një term që po keqpërdoret, punonjësit e Policisë janë atje për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Asnjë kapërcim tjetër nuk do të lejohet në kuadër të mbrojtjes së institucioneve dhe kushtetutës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026