Protesta të reja në Serbi, bllokime rrugësh në qytete të ndryshme

28 Mars 2025 | 19:37

Edhe sot në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore, të mbështetura nga kategori të tjera punonjësish dhe mbështetës të opozitës, të cilët akuzojnë autoritetet për korrupsion të përhapur, kontroll të mediave dhe demokraci të dobët.

Tubimet, marshimet dhe bllokimet e rrugëve janë duke u zhvilluar që nga mëngjesi i sotëm në Beograd dhe në disa qytete të tjera anembanë vendit – veçanërisht Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe Çaçak, shkruan ANSA.

Ndërprerjet e trafikut ishin të pashmangshme, veçanërisht në kryeqytet dhe Novi Sad, ku bllokadat në zonat qendrore të dy qyteteve zgjatën për disa orë.

Në të gjitha qendrat e protestës mbahen 16 minuta heshtje çdo ditë, aq sa numri i viktimave, një incident i lidhur me neglizhencën dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, politik dhe administrativ.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026