Protestat në Beograd, Ramabaja: Kisha Serbe po ndërmjetëson për një marrëveshje
Në një intervistë live për Euronews Albania, në emisionin Balkan Talks, profesori i njohur Sadri Ramabaja ka komentuar situatën politike aktuale në Serbi dhe lëvizjet e studentëve që po kërkojnë ndryshime të thella në qeveri.
Sipas tij, protestat e studentëve kanë marrë një trajtë më të organizuar dhe po ndihmojnë në krijimin e një mundësie për një zgjidhje politike.
Profesori Ramabaja theksoi se, megjithëse situata është e tensionuar dhe ende pa një zgjidhje të qartë, duket se janë duke u ndërmarrë hapa për të ndihmuar në një marrëveshje mes palëve të kundërta.
“Studentët në Serbi deri tani kanë reaguar me një qëndrim të matur dhe politik ndaj paralajmërimit të presidentit Vuçiç, i cili ka deklaruar se do të marrë një vendim brenda disa ditësh.
Ky vendim mund të çojë në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ose në ndërrimin e një pjesë të madhe të kabinetit të tij,” tha Ramabaja.
Ai theksoi se një rol të rëndësishëm në këtë proces ka luajtur edhe Kisha Serbe, e cila ka filluar të angazhohet për të lehtësuar komunikimin mes grupeve politike dhe për të kontribuar në zgjidhjen e krizës.
“Pavarësisht kësaj, unë besoj se do të bëhet një kompromis. Ka sinjale për një komunikim të brendshëm mes grupeve të politikës serbe, dhe Kisha Serbe ka luajtur një rol në këtë proces. Shanset janë që një marrëveshje mund të arrihet brenda disa javësh dhe të krijohet një qeveri teknike, e cila do ta drejtojë vendin deri në organizimin e zgjedhjeve të lira,” shtoi ai.
Ai gjithashtu shtoi se, nëse zgjedhjet shpallen dhe bojkotohen nga opozita dhe lëvizja studentore, kjo do të ishte një fiasko për Vuçiçin.
Në fund, profesori Ramabaja parashikoi se kjo lëvizje studentore do të krijojë një alternativë politike dhe se vitin e ardhshëm, Serbia mund të shohë ndryshime të mëdha në skenën politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)