Protestat në Zvërnec, reagon policia: Procedohen dy roje sigurie dhe 15 protestues

30 Maj 2026 | 18:39

Policia e Vlorë ka reaguar lidhur me tubimin e zhvilluar në zonën e njohur si “Portonovë”, në fshatin Zvërnec, ku banorë të zonës kanë kundërshtuar zbatimin e një projektin nga një kompani private.

Sipas policisë, pas njoftimit të marrë për organizimin e tubimit, janë marrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbrojtjen e pronës private në zonë.

Gjatë zhvillimit të protestës, situata është përshkallëzuar, ku sipas policisë një grup protestuesish dyshohet se kanë kryer veprime të dhunshme me qëllim prishjen e rrethimit të kantierit të ndërtimit.

Në këto rrethana, një prej pjesëmarrësve, shtetasi E. S., ka hyrë me forcë brenda perimetrit të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjës të një shoqërie private sigurie në ambientet e përcaktuara për rojet. Gjatë shoqërimit, atij i janë shkaktuar dëmtime trupore.

Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit E. S. nga ambientet ku mbahej nga punonjësit e sigurisë private. Më pas, ai është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe ka bërë kallëzim ndaj dy punonjësve të kësaj kompanie.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka proceduar penalisht dy punonjës të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. V., 41 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 15 persona që kanë marrë pjesë në tubim, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës dhe tentativës për prishjen e rrethimit të kantierit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026