Protestë kundër Zaev, qindra qytetarë protestojnë para qeverisë, kërkohet dorëheqja e tij

27 Nëntor 2020 | 09:00

Mbështetës të partisë nacionaliste veriomaqedone VRMO-DPMNE kanë dalë mbrëmjen e së enjtes në protestë për të kundërshtuar qëndrimet e kryeministrit Zoran Zaev mbi Bullgarinë.

Nën moton “ Protestë tani, që të mos jetë shumë vonë”, dhjetëra qytetarë me makina qëndruan para godinës së qeverisë për minuta të tëra.

Sipas kreut të VRMO-DPMNE-së, Hristjan MickoskiZaev po bën pazare me gjuhën, historinë dhe identitetin maqedonas.

Korrespondenti i Euronews Albania në Maqedoninë e Veriut, Benjamin Arifi tha se protesta u nxit nga një intervistë e dhënë prej Zaevit ndaj mediave bullgare.

“Zaev në atë intervistë paralajmëroi në njëfarë mënyre zbutjen e qëndrimit ndaj Bullgarisë dhe hapjen për një marrëveshje eventuale dhe kjo u interpretua nga VRMO-DPMNE si tentativë për të shitur identitetin dhe historinë e popullit maqedonas,” – tha gazetari Arifi.

Në intervistë mes rreshtash kuptohet një kritikë e Zaevit ndaj Presidentit Stevo Pendarovski dhe një ndryshim mes pikëpamjeve që ata kanë.

Protestat pritet të vijojnë më tej ndërsa opozita do të formalizojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë javën e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026