Protestë në Shkup, qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë në Koçan
18 Mars 2025 |
20:19
Një protestë paqësore është mbajtur mbrëmjen e së martës në Shkup për të nderuar viktimat e tragjedisë së Koçanit. 16 minuta heshtje u mbajtën duke kujtuar 16 marsin e tragjedisë ku mbetën të vdekur 59 persona dhe të lënduar mbi 155.
Mijëra qytetarë, u mblodhën për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, ndërsa bënë thirrje për drejtësi.
Sot ka përfunduar autopsia e 59 viktimave e gjithashtu edhe identifikimi i tyre. Varrimi pritet të bëhet të enjten në Koçan, ku këto varreza do të kenë një vend të veçantë nga varrezat e tjera, shkruan KosovaPress.
16 marsi zgjoi Maqedoninë e Veriut nga një tragjedi e madhe, ku si pasojë e djegies së diskotekës në Koçan, mbetën të vdekur 59 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Lajme të Sugjeruara
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)