Protestoi për Palestinën, aktivistja: Janë të pushtuar, kanë të drejtë të çlirohen
Aktivistja Sevim Arbana është shprehur se Palestina ka qenë e pushtuar nga Izraeli për një kohë të gjatë dhe vendi ka të drejtë të ç’lirohet.
Komentet Arbana i bëri gjatë një intervistë në emisionin e mëngjesit “Good Morning Albanians” në EuroNews Albania, pas protestës së zhvilluar në Tiranë, ku tha se 2.4 milionë banorë të Palestinës janë detyruar të jetojnë në një hapësirë prej 2.4 milionë kilometra katror.
Ajo shtoi se kudo në botë po shënohen protestat më të mëdha për “Palestinën e Lirë”, pasi sipas saj, Deklarata Universale e të Drejtave të njeriut i jep të drejtë çdo individi që të ketë tokën dhe të zhvillojë kulturën e tij.
“Si ka mundësi që në gjithë botën po shënohen protestat më të mëdha “Free Palestine”? Unë si punonjëse e paqes dhe pacifiste mendoj se Palestina ka të drejtën të çlirohet. Ka qenë e pushtuar. Pse? E para të jetojnë 2.4 milionë njerëz në një sipërfaqe 365 km katror, është njësoj sikur ti i ke futur në një geto ose në një burg.
Problemet e ujit, të elektricitetit, që kanë filluar me Izraelin kundër Palestinës që në 67’. Unë bashkohem me thirrjen që bën Papa. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, I jep të drejtë çdo individi që të ketë tokën, të zhvillojë kulturën e tij.
Shpërthimet janë çështje interesash politike shumë të mëdha, por populli ka qenë gjithmonë shumë i frustruar. Izraeli ka një zhvillim shumë të madh, ndërsa Palestina nuk ka asgjë”, u shpreh Arbana.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh