PS bojkoton komisionin për shëndetësinë, Vokshi: Duan të bllokojnë hetimet

30 Prill 2024 | 13:41

Mbledhja e komisionit hetimor të shëndetësisë nuk u zhvillua ditën e sotme për shkak të mungesës se kuorumit pasi anëtarët e PS nuk u paraqitën.

Kryetarja e këtij komisioni dhe përfaqësuese e opozitës Albana Vokshi në një deklaratë për mediat tha se bojkoti tregon mungesën e vullnetit nga mazhoranca dhe qeveria për hetimin e këtyre koncesioneve.

“Bojkoti tregon se mazhoranca nuk ka vullnetin për të bërë hetimin e këtyre koncesioneve dhe po minon me qëllim mbarëvajtjen e punës së komisionit. Qeveria i ka konsideruar sukses këto koncesione ndaj nuk kanë dëshirë që të hetohen. Për shkak të mungesës së kuorumit nuk mundëm të votojmë asnjë kërkesë për informacion”, tha Vokshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026