PS dhe BF regjistrojnë kandidatët/ Verifikohet Albert Halilaj dhe Emri Vata
Formacioni për garën e Kukësit, është tashmë i qartë. Dy kandidatët e vetme për kryetarë bashkie do të jenë Albert Halilaj i Partisë Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit bashkë fitojmë.
Secili prej dy subjekteve zgjedhore, ka depozituar në KZAZ 11 në Kukës dokumentacionin përkatës dhe brenda 24 orëve do të bëhet verifikimi i dy kandidatëve.
Më pas 11 shtatori do të shënojë zyrtarisht çeljen e fushatës elektorale, kohë kur dy rivalët e vetëm, Halilaj dhe Vata do t’u kërkojnë qytetarëve Kuksianë votën për të drejtuar bashkinë.
Pas këtij procesi, do të nisë edhe trajnimi për komisionarët e 79 Qendrave të Votimit dhe Grupet e Numërimit të Votave nga ana e Komisionit qëndror të zgjedhjeve.
Grupi i Lulzim Bashës, edhe pse u regjistrua si subjekt zgjedhor nën logon zyrtare të partisë demokratike nuk nxori një emër për Kukësin, edhe pse shfrytëzoi afatet maksimale, dhe bëri me dije se nuk do t’i shërbejnë ndarjes së partisë duke nxjerrë një kandidatë të dytë nga radhët e demokratëve.
Më 24 shtator qytetarët e Kukësit do t’I drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të parin e tyre, pas vakancës së krijuar prej shkarkimit të Safet Gjicit, i cili akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar