PS gati draftin për ish-sigurimsat, ndryshime në ligjin e dekriminalizimit
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend ndryshime në ligjin e dekriminalizimit për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit.
Euronews Albania ka siguruar draftin e plotë me ndryshimet që kërkohen në ligjin e dekriminalizimit për të ndaluar zgjedhjen ose emërimin në funksione publike të personave që rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit.
Me ndryshimet e kërkuara nga PS, i jepet fuqi vepruese Autoritetit të Dosjeve, ashtu sikurse ka prokuroria për personat që rezultojnë me të shkuar kriminale.
Përmes ndryshimeve të kërkuara synohet ndalimi nga funksionet publike apo kandidimi i bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në nenin 1 të ligjit të dekriminalizimit do të shtohet paragrafi që ndalon zgjedhjen ose emërimin në funksione publike të personave që rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit.
“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, thuhet në draft.
Veç politikanëve, PS propozon edhe zyrtarë të fushave të tjera që t’ju ndalohet emërimi apo zgjedhja në poste publike si: gjyqtarë, prokurorë, prefektë.
Personat, për të cilët Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit provon se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk mund të emërohen apo zgjidhen në funksionet publike si më poshtë:
- a) në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj;
- b) gjyqtarë ose prokurorë
- c) në postin e zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të;
ç) në postin e prefektit;
- d) funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj:
- dh) në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative;
- e) në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik si dhe drejtues të çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihet në shërbimin civil; ë) në Policinë e Shtetit;
- f) ushtarakë të forcave të armatosura, si dhe
- g) në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në mazhorancë ose administrohen nga shteti.
Nëse këta zyrtarë që janë duke kryer funksione publike rezultojnë nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit atëherë kërkohet që t’ju ndërpritet mandati dhe shkarkohen nga detyra.
Personat që do të jenë subjekt i këtij ligji do të duhet të plotësojnë një formular të dytë, kësaj here nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Dosjet të hapen vetëm për ata që duan të marrin poste publike
- Mirakaj: Dosjet e ish-Sigurimit të hapen për ata që duan të përfshihen në politikë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:16 Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s